16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shqipëria e 66-ta në renditjen e re të FIFA-s

FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve pas ndeshjeve të fundit të marsit. Dy vendet e para mbeten të pandryshuara. Argjentina mbetet në krye, ndërkohë që Franca e dyta. Anglia nuk është më në podium, pasi ka humbur një pozicion ndaj Belgjikës, në vendin e tretë. Italia mbetet në vendin e 9-të pas Spanjës dhe përpara Kroacisë.

I vetmi lajm tjetër për ‘top 10’ ka të bëjë me Portugalinë dhe Holandën. Kombëtarja portugeze në fakt ka parakaluar ekipin e drejtuar nga Koeman në vendin e gjashtë.

Shqipëria është në vendin e 66-të, duke humbur dy pozicione krahasuar me muajin e kaluar, që vjen pas dy humbjeve në dy miqësoret e marsit, ndaj Kilit dhe Suedisë. Kosova ruan pozicionin që kishte, në vendin e 102 të FIFA-s, pas këtij përditësimi.

Të ngjajshme

Të fundit