2.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Shqipëria në ndihmë të Greqisë, nis ekipin e zjarrfikësve

Mjete të shërbimit zjarrfikës të qarkut të Korçës janë nisur për të ndihmuar në fikjen e zjarreve në Greqi.

Dy automjete zjarrfikëse dhe 9 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses nga Maliqi dhe Korça do të jenë pjesë e grupeve të emergjencës civile në zonën e Alexandropulis për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën ditët e fundit.

Sipërfaqe të mëdha me pyje por edhe banesa, përfshirë një zonë të mbrojtur në të cilën ndodhej një manastir, janë përfshirë nga zjarret masive ditën e djeshme, ndërsa vijon puna intensive për shuarjen e tyre.

Të ngjajshme

Të fundit