20.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Maqedoni Shqiptarët e Butelit i japin përkrahje,VMRO-Darko Kostovskit

Shqiptarët e Butelit i japin përkrahje,VMRO-Darko Kostovskit

0
99

Shqiptarët e komunës së Butelit po i japin përkrahje të fuqishme kryetarit aktual të komunës, Darko Kostovski, i cili garon për mandatin e dytë nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Në çdo lagje dhe vendbanim të komunës, mbështetja për Kostovskin po shprehet hapur, si shenjë vlerësimi për projektet e realizuara dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve pa dallim etnie.

Banorët shqiptarë vlerësojnë qasjen e drejtë dhe punën konkrete të Kostovskit në përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe jetës së përbashkët në Butel. Ata theksojnë se ai ka dëshmuar se është kryetar i të gjithëve dhe se vazhdimësia e tij në krye të komunës garanton zhvillim, stabilitet dhe bashkëjetesë të sinqertë në këtë komunë multietnike.