Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar sot jetë, pasi i është përkeqësuar gjendja gjatë zhytjes në det, në zonën e Brionit pranë ishullit të vogël kroat në detin Adriatik.
Menjëherë ka arritur një ambulancë e ndihmës së shpejtë, por zhytësi tashmë kishte ndërruar jetë. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 11:00 në afërsi të ishullit Ravnik, 500 metra nga gjiri i Rukavacit në Vis.
Zona e Brionit pranë Visit është ndër zonat më tërheqëse për zhytje në detin Adriatik, ku vijnë shumë entuziastë të zhytjes nga Kroacia dhe jashtë saj.