9.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Sizmologët regjistruan tërmet në Kroaci pas fitores ndaj Brazilit

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Zagrebit (kryeqytet i Kroacisë), njoftoi këtë të diel përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook se sizmografët e Departamentit të Gjeofizikës zbuluan lëvizje sizmike gjatë festimeve “të dhunshme” për fitoren ndaj Brazilit, të premten e kaluar, që siguroi kualifikimin e ekipit të drejtuar nga Zlatko Dalic për në gjysmëfinale të Botërorit 2022.

Në atë publikim, fakulteti i lartpërmendur publikoi fotografi të sizmogrameve që tregojnë lëvizjet, duke shpjeguar se valëzimet e regjistruara, edhe pse të ngjashme me tërmetet, nuk janë tipike për tërmetet reale.

Sipas informacioneve të Departamentit të Gjeofizikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, këto lëvizje përkonin me tri momente: kur Bruno Petkovic barazoi ndeshjen (1-1), në pjesën e dytë të shtesës, kur portieri Dominik Livakovic priti penalltinë e parë dhe kur kroatët fituan ndeshjen pas penalltisë së humbur nga braziliani Marquinhos.

Të ngjajshme

Të fundit