5.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

SKANDAL / 17 vjeçari me autizëm lidhet me zinxhirë dhe rrihet në spitalin psikiatrik “Demir Hisa”

Një djalë 17- vjeçar me autizëm është lidhur dhe rrahur në spitalin psikiatrik në “Demir Hisa” pasi ishte agresiv. Nëna e tij tregoi mes lotësh se fëmijën e kanë çuar atje një muaj më parë dhe dje e kanë çuar në shtëpi në gjendje shumë të keqe dhe me plagë në të gjithë trupin. Nuk qëndronte dot as në këmbë.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, shpjegoi se fëmija me autizëm është trajtuar sipas të gjitha protokolleve të dhëna nga ekspertët e psikiatrisë. Më vonë ka lëshuar një komunikatë, në të cilën është sqaruar se për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientëve në Manastir, vlerëson se është i nevojshëm formimi i një komisioni ekspertësh.

Dëshmia e nënës, e cila e shumë shpejt është përhapur në rrjetet sociale, ka shkaktuar reagime në opinioni. Avokati i Popullit ka deklaruar këtë verë se gjendja e institucionit në Demir Hisar është në gjendje katastrofike, sepse nuk ka higjienë, por ka dhunë dhe lëndime, me pajisje për lidhje dhe torturimin e pacientëve.

 

 

/Telegrafi/

Të ngjajshme

Të fundit