Miliarderi majtist, George Soros ka vendosur t’ia kalojë perandorinë e tij në duart e djalit, Alex Soros.
Kështu raporton gazeta amerikane Wall Street Journal.
Sipas saj, perandoria prej 25 miliardë dollarësh do kalojë në menaxhimin e djalit 37-vjeçar të investitorit të njohur.
Më herët ishte menduar se kjo perandori nuk do i kalonte djalit të lindur nga martesa e dytë, por gjërat nisën të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Alex tha për gazetën se ai dhe babai mendojnë njësoj, por shtoi se ‘unë jam më politik’.
Soros i riu u zotua se do vazhdojë të mbështesë dhe financojë të majtën. Fondacionet e tij japin mbi 1.5 miliardë dollarë çdo vit për kauza të majta.