Kandidati për kryetar të Çairit dhe ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në OKB, ku Maqedonia e Veriut votoi kundër një rezolute që mbështet zgjidhjen me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës, shkruan POPULLI.mk
Osmani theksoi se ky veprim i qeverisë aktuale përbën një largim serioz nga politika tradicionale e jashtme e vendit, e cila për vite me radhë ka qenë e harmonizuar me qëndrimet e Bashkimit Europian.
“Britania e Madhe sot bëri një hap historik duke njohur shtetin e Palestinës. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut votoi në OKB kundër qëndrimit që prej vitesh përbën politikën zyrtare të jashtme të vendit tonë, të harmonizuar me BE-në – mbështetjen e ‘two-state solution’, zgjidhjen me dy shtete si rruga e vetme drejt paqes mes Izraelit dhe Palestinës”, ka deklaruar Osmani.
Ai akuzoi qeverinë se me këtë veprim ka ndryshuar kursin europian të Maqedonisë së Veriut dhe ka dëmtuar kredibilitetin ndërkombëtar të shtetit.
“Ky është një precedent i rrezikshëm. Qeveria aktuale ndryshoi çdo kurs europian të vendit”, u shpreh Osmani.
Por, Bujar Osmani në vend se të merret dhe të përqëndrohet në Çair merret me politika globale dhe harron se dikur kishte përkrahur Izraelin ku ishte shprehur se; “ne si shtet solidarizohemi plotësisht me Izraelin dhe se sulmet ndaj tyre duhet të ndalen menjëherë nga Hamasi.”
Këtë shkrim e bëri në rrjete sociale duke mos përmendur asnjëherë se si ishin torturuar palestinezët për vite me radhë, duke mos e cekur se çfarë kishin përpjetuar me vite të tëra si të burgosur, të vrarë e të burgosur!
© POPULLI.mk