Sot me fillim nga ora 16:00 luhet superderbi i kryeqytetit mes FC Shkupit dhe FK Vardarit në stadiumin e Cairit, informon POPULLI.mk.
Ky derbi njihet si një nga derbit më të flaktë në vend e rajon për shkak edhe të dy tifozerive Shvercerat dhe Komitët.
Ndryshe nga herat tjera që nuk kanë mundur të shkelin stadiumin e Cairit, tifozët maqedonas kësaj radhe kanë paralajmëruar se do të vijnë në Çair! Se a do të lejohet një gjë e tillë nga organet e rendit pritet të shihet sot.
Kujtojmë se në të kaluarën ka pasur edhe rrahje brutale nga të dyja tifozeritë. / © POPULLI.mk
