Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot duhet të shpallet aktvendimi kundër tre personave për vepër penale “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, me çka krijuan deponi të egra në një pjesë të lokacionit Vardarishte.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike për shkak të ndikimit që deponitë e egra në këtë zonë kanë pasur ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndotjes së ajrit e tokës. Sipas akuzës, të pandehurit nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin me mbeturina, duke lejuar grumbullimin e sasive të mëdha të mbetjeve ndërtimore dhe urbane, që për një periudhë të gjatë kohore kanë shkaktuar ndotje serioze në mjedis. Aktvendimi i sotëm pritet të tregojë nëse gjykata do të ndëshkojë këtë lloj neglizhence që dëmton interesin publik dhe mjedisin jetësor të qytetarëve të Shkupit.
