16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Spektakël në “Camp Nou”, Asllani dështon t’i shënojë Barcelonës!

Barcelona dhe Inter janë ndarë me barazim në ndeshjen e zhvilluar në ‘Camp Nou’.

Seria e golave në këtë takim u hap në minutën e 40’, nga Ousmane Dembele. Megjithatë, spektakli ishte rezervuar për pjesën e dytë.

Inter e nisi furishëm pjesën e dytë, duke barazuar në minutën e 50’, me anë të Barella.

13 minuta më vonë, Lautaro Martinez shënoi një gol të bukur për të përmbysur epërsinë e Barcelonës.

Megjithatë, Robert Lewandowski donte ti mbante shpresat deri në fund. Goli i tij i minutës së 82’ riktheu shpresat e ‘Blaugranave’ për një fitore.

Këto shpresa u duk sikur u thyen në minutën e 89’, kur gjermani Robin Gosens dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2:3.

Mirëpo, Robert Lewandowski reagoi përsëri, vetëm tre minuta më vonë për rezultatin 3:3. Interit mund t’i jepte fitoren Kristjan Asllani, por goditjen e tij nga shumë afër e priti Ter Stegen.

Me këtë barazim, Inter është me një këmbë në fazën tjetër të Champions League. Barcelona në anën tjetër e sheh veten shumë afër Europa League.

Inter ka 7 pikë në pozitën e dytë, kurse Barca ka 4 pikë në pozitën e tretë. Të dyja skuadrat kanë dy ndeshje të mbetura, me Bayern Munich dhe Viktoria Plzen si kundërshtarë të ardhshëm.

Në takimet e tjera, Bayern Munchen shkatërroi Vitoria Plzen në transfertë, ndërsa Marseille dhe Tottenham morën fitore.

Të ngjajshme

Të fundit