I pari i Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur në takim filantropin, Lazim Destani në ambientet e komunës, informon POPULLI.mk
Lexoni më shumë:
“Kënaqësi të mirëpres në komunë pronarin e kompanisë “Ecolog”, filantropin z. Lazim Destani, me të cilin diskutuam mbi çështje të rëndësishme për qytetin tonë.
Në kuadër të bisedës gjatë takimit, një nga temat ishte edhe projekti i stadiumit të qytetit për të cilin janë gjetur zgjidhjet për çështjet kontestuese dhe tashmë janë hapur rrugët ligjore për realizimin e projektit.
U dakorduam që të forcojmë bashkëpunimin, në funksion të realizimit të projekteve në shërbim të qytetarëve.”, ka shkruar Kasami në Facebook.
