9.8 C
Skopje
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Stoilkoviqit iu prish qejfi prej takimit LSDM-LVV

Kryetarit të Partisë Demokratike të Sërbëve në Maqedoninë e Veriut dhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë Ivan Stoilkoviq, duket se i pengon takimi i përfaqësuesve të LSDM-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Çfarë mashtrimi?!!!? Marksist-leninistët të mbedhur bashkë! LSDM-ja qeverisës përmes njerëzve të parë të partisë Mariçiq dhe Zeçeviq, imagjinoni Vardarskin, të gjunjëzuar ndaj Kurtit, duke i lutur të punojë që opozita shqiptare në Maqedoni të mos nxjerrë kandidatin e saj për president. Për perversitetin që patë sot kërkohet ende inteligjencë, nëse në sipërfaqe mungon mbetet për t’u parë sa të thjeshtë janë. Zoti mos i fal!”, ka shkruar Stoilokovski.

Me këtë parashtrohet pyetja se një rusofili të dëshmuar i cili përkrah idenë e “botës serbe”, e po ashtu qartësisht i vendosur politikisht kundër NATO-s, SHBA-së dhe Perëndimit: Si mund të jetë apo duket kandidati shqiptar për kryetar të RVM-së që do i përshtatej këtij deputeti prorus?

Sepse Stoilkoviç përmes këtij shkrimi shfaqet shumë i shqetësuar që mos t’i bëhet presion opozitës shqiptare nga ana e LSDM-së dhe Vetëvendosjes për të nxjerr kandidati për kryetar të RVM-së.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=6998797673548438&set=a.528942950533975

Të ngjajshme

Të fundit