Padia e pare qytetare për deponinë e egër në Strugë është refuzuar, pasi gjykata themelore në këtë qytet thotëse nuk është kompetente të vendosë për këtë rast. Një vendim të tillë gjykata e solli pas dy vitesh pasi procesi gjyqësorë është anuluar disa herë. Sipas avokatëve obligim i gjykatës është që ta vlerësojë rregullshmërinë e padisë gajtë procedurës paraprake, përkatësisht para fillimit të procesit gjyqësor.
“Ajo është në momentin kur padia do të arrijë te gjyaktësi që të vendosë lidhur me padinë para se ta dërgojë për përgjigje te pala e paditur. Në rastin konkret ne nuk kemi vendim të tillë, të sjellur pas dy vitesh dhe pas shtatë seancave gjyqësore, që është absolutisht sjellje e pa lejueshme.”, tha avokat, Gligor Qatoski.
Ndërkohë nga shoqata e avokatëve të ri të cilët ishin parashtrues të padisë thonë se nuk tërhiqen dhe paralajmërojnë ankesë në gjykatën e Apelit. Madje paralajmërojnë se nëse janë të pa kënaqur edhe me vendimin e apelit do të parashtrojnë padi deri në gjykatën e Strazburit.
“Ne nuk dekurajohemi, vazhdojmë me betejën, kemi të drejtë për ankesë për këtë vendim dhe e shfrytëzuam. Kemi dhënë argumentet tona, kemi bërë praktikë te Apelacioni në Manastir që vendosë për çështje të tilla. Jemi të gatshëm të ngrisim procedura të këtilla para gjykatës evropiane për të drejtat e njeriuut.”, tha Qatoski.
Ekspertiza ka treguar se deponia në fjalë e ndotë lumin Drini i Zi, liqenin e Ohrit, por edhe tokën, duke shkaktuar pasoja për shëndetin e qytetarëve. Padia në fjalë është parashtruar ndaj Misnitrisë së Ambientit, komunës së Strugës, dhe ndërmarrjes komunale për pastrim.
