E rëndë në Britani. Një qendër strehimi për emigrantët u sulmua me bomba molotov.
Raportohet se një burrë, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka sulmuar me molotov qendrën e re të emigrantëve të ngritur në Dover e më pas ka vrarë veten. Mësohet se autori ka mbërritur në qendren e emigrantëve me një makinë tip “Seat” ngjyrë të bardhë dhe, pasi ka sulmuar qendrën me tre bomba molotov, ai ka dalë jashtë dhe ka vrarë veten, duke u vetëvarur në një shtyllë afër një pike karburanti.