28.3 C
Skopje
E hënë, 3 Gusht, 2026

Sulmohet redaksia e Infomax, Mitovski akuzon qeverinë

Aleksandar Mitovski nga “Infomax” njofton se mbrëmë redaksia e tij është sulmuar nga një person

Reagimi i plotë:

Një idiot i partisë sapo hyri me forcë në redaksinë e “Infomax” dhe në shtëpinë time.

Gjithçka u regjistrua, sulmi, vjedhja me thyerje dhe dhuna.

Djemtë e policisë reaguan shpejt.

Për gjithçka tjetër, do ta ndjekim deri në fund.

Mitevski në emisionin e incizuar pas sulmit në redaksi tha se për ngjarjen do të njoftohen të gjitha përfaqësitë e huaja diplomatike.

Ai për këtë sulm akuzon qeverinë e VMRO-së.