12.8 C
Skopje
E enjte, 10 Tetor, 2024

Ta ndihmojmë Dilarën e vogël

Kjo nënë nga Kumanova po përballet me dhimbjen më të madhe me të cilën mund të sprovohet një prind.Vajza e saj Dilara, veçse tre vjeçe,është prekur nga një sëmundje e rëndë në veshka. Familja nuk i ka mundësitë financiare për kurimin e të bijës, pasi Dilara ka nevojë për trajtim jashtë shtetit.
“Para 5 muajsh vajza është sëmurë. Krejt jeta mu ka prish… Dilara ime ka patur më parë flokë shumë të bukura, me dredha. Kur nisa t’ia heq, më thoshte “o mami pse mi hek?”. Ne nuk kemi mundësi që ta dërgojmë vajzën jashtë shtetit, se terapitë kushtojnë 60 mijë euro. Larg qoftë, nëse fondet nuk mblidhen Dilara ime…”-thotë mes lotëve nëna.
Përmes “Shqiptarët për Shqiptarët” ajo i është drejtuar me një lutje për ndihmë kujtdo shqiptari zemërmirë, që mund të ndihmojë për të bijën.
https://www.gofundme.com/f/te-shpetojme-jeten-e-dilares?fbclid=IwAR3hUfCI3IYVgKM5cHMvWGZd-Y4zkl5ilNHI5EDvCtj3obwE3m637AiXphM

Të ngjajshme

Të fundit