3.8 C
Skopje
E premte, 16 Janar, 2026

Takimi me Ramën, Taravari: Jemi “PRO” rrugës europiane dhe ndryshimeve Kushtetuese!

Ka përfunduar takimi në Tiranë mes krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Pas takimit, kreu i ASH-së, Arben Taravari deklaroi se takimi ka qenë më shumë si darkë relaksuese për fillimin e vitit. Ai theksoi se në takim është diskutuar për sfidat që i presin dy vendet në rrugëtimin drejt BE-së, përcjell Klan Macedonia.

Sipas Taravarit, nuk ka asnjë parti shqiptare që është kundër integrimit të vendit në BE dhe me këtë edhe “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Kreu i ASH-së në fund tha se nëse një takim të tillë do të ftonte kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti, me kënaqësi do të merrte pjesë në të.

Taravari nuk deshi të komentojë mospjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në këtë takim.

Të ngjajshme

Të fundit