9.8 C
Skopje
E diel, 23 Mars, 2025

TAKIMI SIRI-RUSI, ÇFARË PRITET TË NDODH?!

TAKIMI SIRI-RUSI, ÇFARË PRITET TË NDODH?!

Shumë befasira dhe enigma (ndoshta dhe pak shqetësim) në takimin e liderit të ri të Sirisë, Ahmad Sharaa me ish-ministrin e jashtëm të Rusisë, Mikhail Bogdanov*, duke pasur parasysh mbështetjen ruse për Assadin, mirëpo:

– Kryesia për Çlirimin e Sirisë (HTS) pranon se Rusia mund të kundërbalancojë mbështetjen e saj në BE/vendet perëndimore;

– Rusia mund të ndihmojë Sirinë të rindërtojë ushtrinë e saj me sisteme më të avancuara anti-ajrore që nuk ka gjasa t’i marrë nga Perëndimi së shpejti;

– Po, HTS-ja shpenzoi një pjesë të kapitalit të brendshëm politik në takimin me Rusinë, por ka mjaft nga ky për momentin pas rrëzimit të Asadit dhe në planin afatgjatë, kjo ndihmon në krijimin e kushteve që Rusia dhe Perëndimi të konkurrojnë me njëra-tjetrën për ndikim në shtetin e ri të Sirisë.

Nga ana e Rusisë, ka shumë përfitime që ajo do të kërkojë nga riangazhimi dhe të paturit e njëfarë ndikimi në të ardhmen e Sirisë së re (qasja në portin në Tartous, ndikimi rajonal dhe një prani kur aleatët e saj tradicionalë në rajon janë duke u tërhequr).

Megjithatë, është e habitshme të shohësh se si Rusia ka ndryshuar metodologjinë e saj në lidhje me HTS (nga të quajturit ata si terroristë vetëm disa javë më parë, ndërsa në takimin e fundit shpreh interesim bashkëpunimi).

Irani është humbësi i madh këtu. Ndryshe nga Rusia, ajo nuk ka qenë në gjendje të riangazhohet që kur Beshar el-Asadi u përzu nga Siria dhe mbajtësve të pasaportave iraniane u ndalohet hyrja në Siri.

*Mikhail Bogdanov aktualisht është përgjegjës për marrëdhëniet me Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe organizata të tjera ndërkombëtare muslimane, bashkëpunimin me organizatat muslimane ruse dhe çështjet rreth procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu ka udhëhequr delegacionin rus në takimin e fundit me lidershipin e ri të Sirisë.

Të ngjajshme

Të fundit