Kandidati i VLEN-it për president, Dr.Arben Taravari ka ironizuar mbrëmë me BDI-në në Strugë ku është shprehur se aq shumë janë përqëndruar në Gostivar saqë do të marrin edhe ndonjë hotel për të fjetur 10 ditë, shkruan POPULLI.mk
“Mua mu kujtua kompleksi i Gostivarit. Kryeministri i parë shqiptar i Gostivarit, kryeparlamentari i parë i Gostivarit, kryetari i BFI-së i Gostivarit, të gjitha nënshkrimet e marrëveshjeve në Gostivar. Dalëngadalë do të fillojmë në Gostivar të zhvillojmë turizëm politik. Saher që mbahen zgjedhje BDI-ja zbarkon në Gostivar dhe vazhdimisht aty rrimë. Bile marrin edhe hotel nga 10 ditë, flejnë aty. Po ne ua japim përgjigjen edhe përsëri do ua japim përgjigjen në 24 prill dhe 8 maj.”, është shprehur Taravari nga Struga. / POPULLI.mk
