15.8 C
Skopje
E premte, 18 Tetor, 2024

Taravari: Është koha për president shqiptar por jo teknik

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka zyrtarizuar kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut nga opozita shqiptare, Lidhja Europiane për Ndryshim.

“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Europiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit…Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar.

Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardhë koha që të ketë një president shqiptar por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, tha Taravari.

Të ngjajshme

Të fundit