Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari sot ka mirëpritur në ambientet e komunës ekipin e kërkim shpëtimit NJTKZ – Gostivar pasi e kryen me sukses misionin në Turkije.
Kënaqësi të mirëpres në kabinetin tim ekipin e kërkim-shpëtimit të NJTKZ – Gostivar, të cilët e kryen misionin e tyre me sukses duke ju dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqinë Lindore.
Në takim biseduam për rrjedhën dhe vështirësitë e tyre gjatë misionit. Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Gostivarit, i falenderova për gatishmërinë e tyre për të qenë gjithmonë në krye të detyrës.
Për guximin dhe heroizmin e treguar, në seancën e ardhshme të Këshillit komunal, do të propozoj që këta heronj, të shpërblehen financiarisht për punën dhe sakrificën e tyre.