Kryetari i ASH-së, Arben Taravari së fundmi ka dhënë një intervistë për Gazetën Lajm ku ka potencuar se nuk e ka tradhtuar Ziadin Selën, shkruan POPULLI.mk
“Unë nuk e tradhtova z.Sela. Fillimisht ishim që të dalim vetë në zgjedhje gjë që edhe Sela e pranoi por njerëzit rreth tij nuk e pranuan këtë dhe kërkonin që të shkonim me BDI-në bashkë në zgjedhje. Unë kërkova që vetëm një palë zgjedhje të përkrahet mendimi im, por kjo gjë nuk ndodhi dhe të nesërmen u kërkua dorëheqja ime si kryetar partie. Por, me 8 maj do të binden edhe z. Sela por edhe shokët rreth tij të cilët insistonin të shkonim me BDI-në se do ta bëjmë punën më të madhe dhe më fisnike që mund ta bën një shqiptar mbas 22 vite qeverisje të BDI-së ta sjellim ndryshimin”, ka përfunduar i pari i ASH-së.
© POPULLI.mk
