16.8 C
Skopje
E diel, 16 Gusht, 2026

Taravari për Frontin Europian: Ua numëron dështimet dhe kur t’i humbin zgjedhjet lokale, nuk do të dinë çfarë të sajojnë më

Arben Taravari nga Koalicioni VLEN në një status në Facebook shkruan se kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, nga Fronti Europian do thonë se kjo qeveri do të jetë për 6 muaj, mandej deri në zgjedhje lokale e kur t’i humbin zgjedhjet lokale nuk do të dinë çfarë të sajojnë më.

“Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu!

Pastaj thanë se “VLENIN nuk e merr VMRO-ja në qeveri”…Ne jemi pjesë e Qeverisë!

Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin”…Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti!

Thonin në kryesi se janë në bisedime me VMRO-në për t’u bërë pjesë e Qeverisë, por jo Rusisë 😀…gënjeshtër!

Javës tjetër kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, do të thonë se kjo qeveri do te jetë për 6 muaj, mandej do të thonë deri me Zgjedhjet Lokale…kur do t’i humbin edhe Zgjedhjet Lokale nuk do dinë çfarë të sajojnë më.

Ata nuk e kanë problemin e Qeverisë, po Përgjegjësisë që i pret!”, ka shkruar Arben Taravari në rrjetin social Facebook.