29.9 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Taravari përmbush një premtim, akoma pa u bërë 100 ditë!

Me propozim të ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, në mbledhje të Qeverisë sot u shqyrtua dhe miratua informacioni për punësim të specializantëve privat nga sfera e shëndetësisë të nevojshëm për qendrat shëndetësore publike në RMV për vitin 2024.

Me këtë vendim, Ministria e Financave obligohet që të sigurojë deri në dhjetor 2024 mjete shtesë financiare në lartësi prej 38.000.000,00 denarë për punësim të 300 specializantëve privat.

“Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me analizat për kuadrot deficitare dhe sistematizim të vendeve të punës në institucionet shëndetësore publike të konfirmojë nevojat urgjente për punësim të 300 specializantëve privat deri në fund të vitit 2024”, qendron në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Kujtojmë që, ky nuk është vendimi i parë i Taravarit si ministër i Shëndetësisë pasi i njëjti javë më parë pati mor edhe një vendim më të guximshëm e të rëndësishëm që fliste për vizionin e tij që brengë kryesore është menaxhimi racional i buxhetit të shtetit.

Fjala është për vendimin që para çdo interesi atij personal e partiak vendosi interesin e përgjithshëm shtetëror. Jemi mësuar të shohim veprime e mashtrime të natyrave të ndryshme madje edhe të atyre përmasave që nuk mund t’i dalin as zot, vetëm për një grusht votash e për ngritje të partisë.  Bie fjala idetë për agjendës së gjelbër pa çka se vendi ngulfatej nga deponi të shumta e në çdo kënd. Pra, në vendin ku hapësirat e gjelbra mund t’i shohin qytetarët vetëm nëse vendosin syze me këtë ngjyrë në të kundërtën e tymi zi dhe ngjyra betoni dominojnë në çdo cep.

Apo jemi mësuar të shohim kryetar komunash që i kanë për qejfi makinat luksoze e të shtrenjta, pasi nuk u shkohet në punë me makinë standarde, rasti i Merkos në Strugë.  Raste të tilla ka me bollëk kur të vetquajturit politikanë dhe njerëzit me fat që ndodhen në pozita të ndryshme bartës të funksioneve publike, në radhë të parë vendosin interesin personal pastaj atë klanor e partiak. Por, parullat që ndryshimi erdhi siduket po marrin formë dhe kuptim pasi vendimi i Taravarit e mundësoi këtë që nga fjalët të kalohet në vepra.

“Me propozim tonë, Qeveria merr vendim për shfuqizimin e drejtorëve organizativë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë miratoi informacionin për shfuqizimin e pozitës së drejtorëve organizativë në spitalet e vendit. Ky vendim vjen si pasojë e reduktimit të shpenzimeve si dhe zgjidhjes së problemeve administrative për shkak se dy pozita udhëheqësi krijon paqartësi rreth kompetencave dhe përgjegjësisë, pati shkruar ministri Shëndetësisë, Arben Taravari.

 

 

Burimi / Zhurnal