6.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Taravari pret në takim ambasadorin e Japonisë në RMV, Hironori Sevada

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim ambasadorin e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesinë e tij, Hironori Sevada.
Kryetari Arben Taravari përmendi edhe donacionet që i ka bërë Ambasada e Japonisë si në spitalin e Gostivarit, kurse ambasadori japonez Sevada theksoi se këto donacione kanë kushtuar 233 mijë euro.
“Bëhet fjalë për tre donacione: një është në fshatin Vërtok, një qendër e cila është rinovuar dhe u shërben qytetarëve sidomos ata qytetarë që vizitojnë shpellat ekzistuese në territorin e Komunës së Gostivarit; e dyta po ashtu është një aparat rontgeni që përdoret në Shtëpinë e Shëndetit në fshatin Çegran dhe e treta është rontgen aparati i cili vitin e kaluar është dhuruar këtu në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, para apo gjatë periudhës së krizës kovid dhe sot morëm informata nga drejtori i spitalit se ka qenë suport i madh për qyetarët gjatë asaj kohe dhe mjekët e angazhuar në këtë spital”, deklaroi kryetari Taravari.
“Me këtë donacion Japonia ndihmoi të ofrohet ndihmë urgjente shëndetësore dhe inçizim të mushkërive për pacientët me Covid 19, pasi ky spital ishte edhe covid-qendër rajonale për mbi 150.000 pacientë. Në vitin 2021 covidi ishte shkaku kryesor për mortalitetin në Maqedoninë e Veriut e populli japonez është krenar që i ndihmon popullatës suaj që të ketë shërbime më të mira shëndetësore dhe këtë e bëjmë përmes programës japoneze për projekte të vogla dhe siguri njerëzor (GGP) që është një nga shtyllat tona për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ambasadori Savada.
Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësitë për bashkëpinim në të ardhmen mes Komunës së Gostivarit dhe ambasadës japoneze.

Të ngjajshme

Të fundit