Kandidati i koalicionit VLEN për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se VLEN është garancioni më i mirë për faktorin ndërkombëtar në Qeverinë e ardhshme, informon POPULLI.mk
Statusi i plotë:
VLEN në qeveri, sepse kjo është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë. Një forcë e korruptuar si BDI nuk garanton dot asgjë, sepse ajo gjithmonë e për çfarëdo agjende blehet nga partitë maqedone, ndërsa VLEN, garanton paprekshmërinë e orientimit perëndimor të shtetit.
