3.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

TDP i bashkëngjitet ‘Frontit Europian’

Partia Demokratike Turke (TDP) ka vendosur që ti bashkangjitet Frontit të madh Europian.

Sot gjithashtu edhe Kurto Dudush, ish deputet dhe aktualisht Kryetar i komunës së Shuto Orizares në Shkup, pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti është dakorduar që t’i bashkangjitet Frontit Europian.

Ndryshe, pak ditë më parë Frontit Europian i është bashkuar edhe Lëvizja Populli e drejtuar nga Skender Rexhepi Zejdi i cili nënshkroi marrëveshje për koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit, ndërsa nesër pritet që Frontit Europian t’i bashkangjitet edhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit dhe Partia Demokratike Europiane që drejtohet nga Arjanit Hoxha.

Të ngjajshme

Të fundit