0.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Të pandalshëm, fantastikë dhe goleadorë të frikshëm!

Dy super futbollistë nga Shkupi të cilët kohëve të fundit po dridhin rrjetat e kombëtareve dhe ekipeve me nam botëror kanë fituar dashurinë e qindra e mijëra tifozëve shqiptarë anembanë botës, informon POPULLI.mk

Bëhet fjalë për Jasir Asanin i cili mbron ngjyrat e kombëtares shqiptare dhe Enis Bardhit i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

Jasir Asani ka shënuar dy supergola me kombëtaren shqiptare dhe Enis Bardhi i cili kohëve të fundit nuk ndalet si në ekipin turk Trabzonspor ashtu edhe në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Dyshja fantastike nga Shkupi do të kishin qenë të jashtëzakonshëm po të ishin në një ekip  dhe të gjithë sportdashësit e posaqërisht shqiptarët do të kishin çfarë të shikonin. Gola të jashtëzakonshëm dhe aksione të mahnitshme.

© POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit