20.8 C
Skopje
E premte, 21 Mars, 2025

Të shtëna me ar*ë dhe dh*në fizike – tre vëllezër mbeten të plag*sur në Klinë

Tre vëllezër mbetën të plagosur mbrëmë në inicidentin që ndodhi në fshatin Jashanicë të Klinës.

Gazeta Online Reporteri.net mëson nga burimet se një nga vëllezërit me inicialet S.B. u plagos me armë zjarri, kurse N.B dhe një vëlla tjetër janë plagosur nga mjetet e forta.

Reporteri.net mëson se personat e arrestuar janë me inicialet B.H dhe E.H. nga fshati Jashanicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, kurse ka shtuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendngjarja.

I njëjti ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

 

 

Burimi /Reporteri.net/.

Të ngjajshme

Të fundit