11.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Teleskop në qendër të Shkupit për të parë eklipsin e diellit

Nesër nga sheshi i Shkupit do të mund të shihet eklipsi i diellit, njofton Shoqëria Astronomike e Shkupit.

Qytetarët do të kenë mundësinë të shohin pas një kohe të gjatë një eklips të pjesshëm diellor.

Në vendin tonë, Hëna do të mbulojë diskun e Diellit diku rreth 30 për qind.

Ngjarja do të fillojë rreth orës 11:30, maksimumi i eklipsit do të ndodhë rreth orës 12:30 dhe eklipsi do të përfundojë rreth orës 13:30.

Në Shkup do të vendoset teleskop në qendër të qytetit në shesh. Përveç teleskopit, do të mund të shihni edhe mënyra të tjera për të vëzhguar Diellin, pa rrezikun e dëmtimit të shikimit. Nga Shoqata thonë se të gjithë janë të mirëpritur ta shohin këtë fenomen të rrallë në qiell.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit