9.8 C
Skopje
E martë, 3 Dhjetor, 2024

TENSIONE NË SHKUP, PARALAJMËRIM PËR QYTETARËT DHE VIZITORËT!

Ditëve të fundit, situata në Maqedoninë e Veriut ka qenë e tensionuar për shkak të incidenteve të përsëritura, përfshirë përdhosjen e flamujve kombëtarë, që kanë provokuar reagime të ashpra mes komuniteteve, shkruan POPULLI.mk

Këto akte kanë krijuar një atmosferë shqetësuese në disa zona, veçanërisht në qendër të Shkupit, duke ngritur shqetësime për përshkallëzim të mundshëm të situatës.

Qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë ose qëndrojnë në Shkup u bëhet thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në qendrën e qytetit dhe zonat ku janë raportuar incidente të ndërlidhura me tensione etnike. Është e rëndësishme të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të qëndroni larg çdo proteste apo grumbullimi të madh. Provokimet që synojnë përkeqësimin e situatës mund të jenë të pranishme, prandaj këshillohet qetësi dhe maturi në çdo veprim.

Burime për portalin POPULLI.mk kanë paralajmëruar se grupe huliganësh mund të jenë duke u mobilizuar për të nxitur trazira. Kjo e bën edhe më të domosdoshme që qytetarët të mos bien pre e provokimeve dhe të informohen vazhdimisht përmes burimeve të besueshme. Gjithashtu, autoritetet vendore pritet të marrin masa për të parandaluar çdo përshkallëzim të mëtejshëm.

Të ngjajshme

Të fundit