Rreth 50 metra kub mbeturina ndërtimore dhe mbeturina të përziera komunale, të hedhura në mënyrë joligjore, janë mbledhur dhe trasportuar javën e kaluar rreth akuaduktit të Shkupit.
Siç informojnë nga Ndërrmarrja Publike “Higjiena komunale”, ekipet e tyre në koordinim me Qytetin e Shkupit kanë kryer aktivitete për pastrimin e plotë të hapësirës së lokalitetit arkeologjik – Akuadukti i Shkupit.
Gjatë largimit të deponive të egra rreth Akuaduktit të Shkupit, në terren janë angazhuar dhjetë punëtorë, ndërsa nga ana e mekanizimit janë përdorur dy automjete speciale komunale.


