15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Thaçi: Erdoganin e kam mik shumë të mirë

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në evenimentin e organizuar me rastin 30 vjetorit të tij në politikë tha se duhet të kihet kujdes nga politikanët populist në vend, të cilët keqpërdorin gjithçka për pushtet dhe vota, përcjell TV21.

Thaçi si shembull e mori festimin e fitores së Erdoganit në qytetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, për të cilin rast tha se ose është organizuar nga ata që duan vota, ose nga ata që duan të na paraqesin gjithçka, përveç se si shqiptarë europianë.

“E pashpjegueshme është që të dilet të festohet në qytetet shqiptare në Maqedoni fitorja e Erdoganit apo jo. Unë nuk jam kundër Erdoganit, unë e kam mik, edhe atë mik të afërt, më njeh shumë mirë. Mirëpo këta njerëz që bëjnë këso veprime, nuk janë njerëz që janë pro Erdoganit. O janë njerëz që duan shumë vota për vete, për të fituar pushtet, o fatkeqësisht janë njerëz të cilët paguhen prej dikujt që neve si shqiptarë të na paraqesin gjithçka, përveç se shqiptarë, përveç se europianë, përveç se perëndimorë”, tha mes tjerash Thaçi.

Të ngjajshme

Të fundit