Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar mbrëmë në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se VMRO i ka ofruar atij postin e kryetarit të Kuvendit dhe se ai ka qenë kryenegociator në bisedimet e Frontit Europian me VMRO-DPMNE-në, përcjell INA.
“Unë kam qenë kryenegociator I Frontit kur kemi shku për bisedime me VMRO-në për këtë qeverisje. Ata ishin të vendosur në atë që nuk bashkëpunojnë me ne sepse duan ta ecin para atë politikën e tyre anti-shqiptare, ndërsa ne temë takimi kemi pasur ndryshimet kushtetuese dhe eurointegrimet. VMRO më ka ofruar të bëhem edhe kryetar parlamenti. Pastaj në takimin e fundit më thanë, a e perballoni që kryetari i parlamentit të jetë maqedon? Pyetjen ia drejtoi edhe përfaqësuesit të BDI, por ai tha se unë jam udhëheqësi i negocistave. Ju thash izën dhe përfundoi takimi”, deklaroi Thaçi.
E këtë takim kohë më parë e kishte konfirmuar kreu i ASH-së, Arben Taravari duke dhënë detaje.
Sipas tij, dy ditë para se të zgjidhej kryetari i Kuvendit në krye të Kuvendit, BDI-ja bashkë me partitë tjera nga Fronti Evropian ka pasur negociata me VMRO-në në dhomën 161 në Kuvend.
“Oferta e tyre ka qenë që Fronti Evropian të jetë pjesë e Qeverisë, pa kryetarin e Kuvendit. Vetëm me katër ministri”, kishte theksuar për PortalX, Arben Taravari duke cekur se në atë dhomë kanë negociuar Blerim Bexheti, Menduh Thaçi dhe Elmi Aziri.(INA)