Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë ka qenë i ftuar në “Opinion” në TV Klan ku ka folur rreth zgjedhjeve parlamentare në RMV, shkruan POPULLI.mk
Menduh Thaçi deklaroi se janë partnerë të vjetër të VMRO DPMNE-së dhe se nuk futen në Qeveri ku nuk është BDI-ja dhe Ali Ahmeti duke treguar kështu një besnikëri ndaj “armikut” të tij 20 vjeçar në politikë.
“Jam, jam në koordinim se unë e kam mbështetjen e plotë të z.Ahmeti për kontakte me VMRO-në. Fjalia ime e fundit; ëndrra mos shihni se do të mundeni që me mua dhe PDSH të bëni diçka pa BDI dhe z. Ahmeti. Ne njihemi si partnerë të vjetër të VMRO DPMNE-së”, është shprehur Thaçi. / © POPULLI.mk
