7.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Tifozët i kërkojnë trajnerit të Fenerbahçes që të luajë me Ezgjan Alioskin ndaj Beshiktashit

Tifozët e Fenerbahçes dhe mediat turke i kanë kërkuar sot trajnerin të gjigantit të Stambollit, Xhorxh Jesus, që t’i japë një shans reprezentuesit tonë, Ezgjan Alioski në derbin e madh të ardhshëm me Beshiktashin.

Sipas analizave në mediat turke, Alioski nuk duhet të lihet jashtë grumbullimit për derbin e së dielës, pasi Femerbahçe mbeti pa Lincoln dhe Osterwolde, të cilët u lënduan.

31-vjeçari Alioski luajti 78 minuta në ndeshjen ndaj Maltës në të cilën Maqedonia fitoi 2-1 dhe zhvilloi po aahtu edhe një ndeshje të kompletuar në kontrollouesen me Ishujt Faroe. Në të njëjtën kohë, Alioski në ndeshjen me Maltën ishte lojtari me më së shumti prekje të topit (91) në përfaqësuesen e vendit, dhuroi 4 pasime të sakta në fushë, bëri 3 pasime të thella, fitoi 4 topa dhe fitoi 6 nga 12 duele.

Të ngjajshme

Të fundit