Tiranë / Kujdes! Jo vetem gjobë nëse parkoni keq

Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate ceremonise se prezantimit te 24 administratoreve te rinj te Bashkise se Tiranes./r/n/r/nMayor of Tirana, Erion Veliaj, speaks during presentation of 24 new administrators of the Municipality of Tirana.

Policia Rrugore e Tiranës po ju vëzhgon, kujdes!

Në një video të publikuar nga policia, automjetet e parkuara gabim, të cilat bëhen pengesë për qarkullimin, janë hequr nga rruga me karrotrec. Pra përvec gjobave, policia po praktikon edhe heqjen e automjeteve që bëhen pengesë për qarkullimin nga rruga.

“Është e rëndësishme të parkojmë me përgjegjshmëri dhe të tregojmë kujdes në vendet ku ndalojmë”, paralajmëron policia.

Kjo video tregon disa shembuj të automjeteve që janë parkuar gabim në stacione autobuzash, vija të bardha, dhe vende të tjera ku pengohet rrjedha normale e trafikut.

Më pas bën thirrje për të qenë të kujdesshëm dhe të respektojmë rregullat e trafikut për një qytet më të sigurtë dhe më të organizuar./Albeu.com