6.8 C
Skopje
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

TKZ kundër “Europianit U-21” në Serbi dhe Shqipëri: “Mallkimi i historisë do t’ju ndjekë”

Tifozët Kuq e Zi, një pjesë e pandashme dhe shpesh herë lojtari i 12 i ekipit kombëtar të futbollin kanë reaguar pas zyrtarizimit nga UEFA të kampionatit evropian të futbollit për moshat nën 21-vjeç i cili do të mbahet në Serbi dhe Shqipëri.

Tifogrupi më i madh i kombëtares shqiptare vijon të qëndrojë kundër këtij organizimi të përbashkët, duke thënë se ata të cilët u dakordësuan do të mallkohen nga historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur.

Mbetet për t’u parë nëse tifozët tashmë do të bojkotojnë të gjitha ndeshjes e kombëtares, ashtu siç është paralajmëruar më herët.

Sipas programit turneu do të zhvillohet në qershor të vitit 2027 dhe do të përfshijë 16 skuadrat më të mira në Europë, mes tyre edhe lojtarë me emër që aktivizohen në ligat më të mira europiane. Stadiumet te të cilat do të zhvillohen ndeshjet e Europianit U-21 janë “Loro Boriçi” në Shkodër, “Arena Egnatia” në Rrogozhinë dhe ”Elbasan Arena” ndërsa Finalja e madhe, do të luhet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Si një vend pritës , edhe kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Alban Bushi, do të ketë mundësi që për herë të parë të përfaqësohet në një turne madhor.

Të ngjajshme

Të fundit