Tre shtetas nga Kosova janë raportuar të zhdukur në Shkup. Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani janë parë për herë të fundit të shtunën rreth orës 22:00, pasi ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës.
Ata udhëtonin me një veturë Mercedes GLC ngjyrë blu me targa MR-DT 2025. Që nga ajo kohë nuk ka asnjë kontakt me ta.
Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për personat ose automjetin, të njoftojnë menjëherë Policinë ose familjarët. Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm.




