4.8 C
Skopje
E diel, 15 Shkurt, 2026

Trençevska do të ndajë leje për veprimtari nga mbrojtja sociale në Kriva Pallankë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në orën 11:30 do t’u ndajë leje për kryerjen e veprimtarisë nga mbrojtja sociale ofruesve që do ta zbatojnë shërbimin social – Qendra për Qëndrim Ditor për të Moshuarit me Plakje Aktive në Komunën e Kriva Pallankës, paralajmërojnë  nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në ngjarje para selisë së Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë do të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski dhe sekretari i Kryqit të Kuq në këtë komunë, Darko Peshevski.

Zhvillimi i këtij shërbimi social, si pjesë e zbatimit të reformës gjithëpërfshirëse sociale në vend, është financuar nga Projekti për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, të cilin  e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Banka Boterore.

Të ngjajshme

Të fundit