4.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Trump ironizon Putinin pas sanksioneve të reja ndaj kompanive ruse të naftës

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me ironi ndaj komenteve të homologut rus, Vladimir Putinit, pas vendosjes së sanksioneve të reja të SHBA-së ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil.

Kreu i Kremlinit kishte pranuar se masat e Uashingtonit do të kenë “pasoja të caktuara”, por kishte theksuar se ato nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse.

Por Trump nuk e la pa përgjigje. I pyetur gjatë një konference për shtyp për deklaratat e Putinit, ai u përgjigj me një ton sarkastik, duke thënë “Jam i lumtur që ai ndihet kështu, shumë mirë”.

Më pas, me një të qeshur të lehtë dhe ndërsa sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth qëndronte pranë tij duke buzëqeshur, shtoi:“Do t’ju njoftoj pas gjashtë muajsh. Le të shohim si do të shkojë.”

Sipas analistëve, sanksionet e reja pritet të kenë një goditje të fortë ekonomike ndaj Moskës, shkruan Sky News.

 

Burimi / Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit