20.8 C
Skopje
E premte, 18 Prill, 2025

Trump: Për demokraci mora edhe plumb!

Donald Trump ka thënë në një tubim në Michigan se ai “mori një plumb për demokraci” kur iu bë një tentativë për t’i vrarë javën e kaluar.

I ndjekur nga mijëra njerëz, ky ishte tubimi i parë i Trump me kandidatin e ri JD Vance dhe i pari pasi i mbijetoi atentatit.

Ai tha në një arenë të mbushur plot në Grand Rapids se demokratët e kanë akuzuar atë si “një kërcënim për demokracinë”, ndërsa shtoi se ishte gati të “marrë përsëri Shtëpinë e Bardhë”.

Një hetim është duke u zhvilluar për të shtënat fundjavën e kaluar, të cilat e lanë Trumpin me një vesh të plagosur edhe pse fasha e bardhë e spikatur që ai mbante gjatë gjithë Konventës Kombëtare Republikane ishte zëvendësuar të shtunën nga një suva diskrete me ngjyrë mishi. /abcnews.al

Të ngjajshme

Të fundit