Zv. Kryeministri i parë, Izet Mexhiti sot do të takohet me mërgimtarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit me fillim nga ora 19.00, informon POPULLI.mk.
Njoftimin për këtë takim e bëri vetë dje Mexhiti nëpërmjet një statusi në facebook duke iu bërë thirrje mërgimtarëve për një bashkëbisedim vëllazëror.
Statusi i plotë:
Të dashur mërgimtarë,
Ju ftoj në bashkëbisedim vëllazëror në Çarshinë e Vjetër të Shkupit (Te Arasta), nesër me fillim në ora 19:30.
Ju mirëpres e shihemi nesër.