7.5 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Trumpi do t’i drejtohet sot OKB-së për herë të parë në 5 vjet

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump do të targetojë “institucionet globaliste” dhe do të diskutojë “vizionin e tij për botën” në fjalimin e tij të parë që nga viti 2020, para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të martën.

Fjalimi i tij pritet të fillojë rreth orës 15:50 me kohë të RMV-së, në ditën e parë zyrtare të debatit të përgjithshëm vjetor të Asamblesë së liderëve botërorë, raporton BBC.

Presidenti amerikan do të flasë i dyti, pas presidentit Lula të Brazilit, si pjesë e një tradite të gjatë.

Udhëheqës të tjerë do të flasin dhe do të zhvillojnë takime gjatë gjithë javës.

Trumpi do të mbajë një fjalim “duke lavdëruar ripërtëritjen e forcës amerikane në të gjithë botën”, sipas sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Ai gjithashtu do të mbulojë “arritjet e tij historike në vetëm tetë muaj, duke përfshirë përfundimin e shtatë luftërave dhe konflikteve globale”, ka thënë Leavitt në një deklaratë të hënën.

“Presidenti do të përmend gjithashtu se si institucionet globaliste e kanë shkatërruar ndjeshëm rendin botëror dhe do të artikulojë vizionin e tij të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv për botën”, ka shtuar ajo.

Të ngjajshme

Të fundit