Sot, më 26 Nëntor, starton “Turneu i Pavarësisë”, një ngjarje madhështore e basketbollit për të festuar Festat e Nëntorit, informon POPULLI.mk
Ndeshjet e turneut janë përcaktuar me short, në prani të përfaqësuesve të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet në ora 18:00 mes KB Çair 2030 dhe KB Vëllaznimi, një përballje emocionuese që do të përcaktojë ekipin e parë finalist.
Në ora 21:00, do të zhvillohet një tjetër duel i zjarrtë mes dy prej ekipeve më të forta të Kosovës, KB Sigal Prishtina dhe KB Golden Eagle Ylli, për vendin tjetër në finale.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në palestrën “Shaban Tërstena” në Çair, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese.
Ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohen të mërkurën, më 27 Nëntor, në të njëjtat orare.
Ky turne është një mundësi unike për të festuar bashkërisht Pavarësinë dhe për të përjetuar emocione të paharrueshme në fushën e basketbollit. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje historike! / © POPULLI.mk