14.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

Ndërron jetë Agron Sakipi, një figurë e shquar e Shkupit

Ndërron jetë Agron Sakipi, një figurë e shquar e Çairit

Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të Haxhi Agron Sakipit, një personalitet i veçantë i Çairit, i njohur si bashkëshorti i Hafëz Nurtenit. Namazi i xhenazes së tij do të falet sot me Iqindi në Xhaminë e Bedrit.

Haxhi Agroni ishte një shembull i shkëlqyer i modestisë dhe humanizmit. Ai njihej për shpirtin e tij të madh human, vlerat e larta njerëzore dhe zemërgjerësinë e tij. Si intelektual dhe biznesmen, ai ka lënë gjurmë pozitive në jetën e shumë njerëzve dhe ka qenë një model i vërtetë i një muslimani bashkëkohor, si bashkëshort dhe baba.

Largimi i tij lë një boshllëk të madh, jo vetëm në rrethin familjar, por edhe në komunitetin e gjerë të Shkupit dhe më gjerë.

Lutemi që Allahu ta shpërblejë me Xhennetin Firdeus dhe t’u japë durim familjarëve dhe miqve në këtë kohë të vështirë.

Të ngjajshme

Të fundit