25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Turqi / Arrestohen 42 persona të kërkuar nga ‘Interpoli’

Policia turke ka arrestuar 42 persona të vendosur në listën e kërkimit ndërkombëtar nga disa vende përmes Interpolit, tha ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya në rrjetin social X.

Sipas tij, operacionet e arrestimit janë kryer në Ankara, Antalia, Bursa, Erzurum, Eskisehir, Kirklareli, Hatay, Stamboll, Izmir, Mersin, Nigde, Sakarya dhe Usha.

Në total, policia turke arrestoi 42 persona të cilët ishin vënë në listën e kërkimit të Interpolit nga Azerbajxhani, Gjermania, Bosnja dhe Hercegovina, Irani, Suedia, Finlanda, Kazakistani, Kirgistani, Egjipti, Rusia, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Të arrestuarit akuzohen për krime si trafik i paligjshëm i armëve dhe drogës, vrasje me paramendim dhe grabitje.

Të ngjajshme

Të fundit