7.8 C
Skopje
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Turqia neutralizon 10 pjesëtarë të PKK-së në Irakun verior

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke, njoftoi se në zonën e operacionit “Kthetra-Dryni” në Irakun verior, 10 terroristë të PKK-së u neutralizuan në një operacion ajror.

Në zonën e operacionit “Kthetra-Dryni” në Irakun verior, 10 terroristë të PKK-së u neutralizuan në një operacion ajror, njoftoi ministria në një deklaratë në “X”.

“Forcat tona të armatosura heroike turke vazhdojnë të shkatërrojnë strehët e terroristëve me kthetrat e tyre të çelikut”, shtoi ajo.

Ministria shprehu gjithashtu vendosmërinë e Turqisë për të eliminuar terroristët.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur, raporton  Agjencia Turke Anadolu.

Turqia nisi operacionin “Kthetra-Dryni” në prill 2022 për të shënjestruar strehët e organizatës terroriste PKK në rajonet veriore të Irakut Metina, Zap dhe Avasin-Basyan pranë kufirit turk.

Ai u parapri nga operacionet “Kthetra-Tigri” dhe “Kthetra-Shqiponja” të nisura në vitin 2020 për të çrrënjosur terroristët që fshiheshin në Irakun verior dhe komplotonin sulme ndërkufitare në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja, Britania dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve.

Të ngjajshme

Të fundit