13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme U raportua i zhdukur, gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja

U raportua i zhdukur, gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja

0
126

Është gjetur pa shenja jete qytetari nga Komuna e Pejës, Valon Pupovci, të cilin familjarët e kishin raportuar si i zhdukur që nga 14 qershori.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.

“Valoni kishte ikur nga qendra rehabilituese në Shtime dhe ka shkuar në Pejë, ndërsa me datën 14 qershor kishte hipur në autobus për Prishtinë. Që nga ai moment nuk kanë pasur më informacione më për të”, kanë treguar familjarët.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën në varrezat e qytetit.

 

Burimi / RTV21